DYLON

FC Drita super e motivuar!

FC Drita super e motivuar!
Avatar photo Redaksia

FC Drita do të ballafaqohet të enjten me Omonia Nicosia në kuadër të garave në Konferencë Ligë. Zekirija Ramadani kryetrajneri i sakuadrës “bardh e kaltër” nga qyteti i Gjilani, tha se do të jetë ndeshje e vështirë por ekipi është super i motivuar.

“Edhe gjatë stërvitjeve normal jemi munduar të gjejmë edhe pikat e forta dhe pikat e dobëta të kundërshtarit, por ne jemi vendas dhe besoj që do jetë një mbështetje e madhe e tifozëve tanë sepse do të jetë një motiv shtesë. Shpresojë në një lojë të mirë pasi që mbështetja e tifozëve ngrit moralin. Duhet të luajmë shumë guximshëm të mos kemi frikë nga kundërshtari dhe ta respektojmë veten gjatë lojës”, tha Ramadani.

EkoHigjiena

Ai potencoi se do të hyjnë në fushë për ta fituar ndeshjen duke u bazuar në karakterin e fortë të futbollistëve.

Shpresojë t’a mbajë portën tonë të paprekur dhe t’i marrim tri pikët e tona të para”, ka thënë trajneri i FC Drita, Zekirija Ramadani.  /2LONLINE/

?23 Tetor | 18:45

?Drita vs Omonia

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë