DYLON

FC Drita sot përballet me Royal Antwerp FC, skuadra gjilanase optimiste për një rezultat të mirë  

FC Drita sot përballet me Royal Antwerp FC, skuadra gjilanase optimiste për një rezultat të mirë  
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase FC Drita, sot do të përballet me skuadrën belge, Royal Antwerp, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Bosuil” dhe fillon në orën 19:00.

EkoHigjiena

Përndryshe, Drita u kualifikua në rrethin e dytë, pasi në atë të parin e eliminoi skuadrën finlandeze, Inter Turku.

Drita si mysafire kishte humbur me rezultat 1 me 0, por se në ndeshjen e kthimit që u luajt në stadiumin ‘ Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Skuadra bardhekaltër shkëlqeu me lojë dhe jo vetëm që përmbysi rezultatin, por shënoi fitore me rezultat 3 me 0, e kjo fitore me pak fat, mund të ishte edhe më e thellë.

Përndryshe, ditë më parë, trajneri i FC Drita, Ardian Nuhiu, ndër tjerash  ka thënë se: “është sportive të besojmë dhe të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha”, derisa kapiteni i skuadrës që mbështetet nga “Intelektualët”, Ard Limani ka thënë, ndër tjerash, se: “Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi ardhur këtu me vetëbesim të plotë se mund të marrim rezultat të mirë”, ka thënë Limani. /2LONLINE/