DYLON

FC Drita sonte mirëpret skuadrën Tre Fiori, me synim të kualifikimit tutje

FC Drita sonte mirëpret skuadrën Tre Fiori, me synim të kualifikimit tutje
Avatar photo Redaksia

Kampionia e Kosovës, FC Drita, sonte në “Fadil Vokrri”, luan ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër skuadrës nga San Marino, Tre Fiori

Skuadra gjilanase pret fitore dhe kualifikim tutje, duke pas parasysh edhe avantazhin e madh nga ndeshja e parë që “bardh e kaltërtit” e fituan 4:1.

EkoHigjiena

Tash, gjilanasit janë pranë objektivit të radhës në garat evropiane, por para tyre janë edhe 90 minuta në të cilat duhet të menaxhojnë epërsinë e krijuar.

FC Drita  – Tre Fiori do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë,  duke filluar prej orës 20:00, ndërkohë që për të gjitha ata adhurues të futbollit dhe të skuadrës së Dritës, që  për ndonjë arsye nuk mund të jenë në tribunat e stadiumit, kujtojmë se ndeshjen mund ta ndjekin drejtpërdrejt në RTK1. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.