DYLON
Titulli Kampion

FC Drita siguron titullin e kampionit tri javë para përfundimit të Kampionatit

FC Drita siguron titullin e kampionit tri javë para përfundimit të Kampionatit
Avatar photo Redaksia
Përndryshe, në ndeshjen e sotme që u luajt në stadiumin ndihmës në Gjilan, skuadra e Dritës ishte më e mirë se Ballkani  dhe shënoi fitore 2 me 0, me golat e Besnik Krasniqit dhe Abdoul Karim Dante.

Fc Drita e ka siguruar matematikisht titullin kampion të Kosovës për edicionin 2025/26, tri xhiro para përfundimit të kampionatit, pas fitores 2:0 ndaj rivalit direkt, Ballkanit në ndeshjen e javës së 33-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në Futboll.

Kjo për faktin se Drita tani ka 66 pikë duke lënë mbrapa Ballkanin me 11  pikë diferencë.

EkoHigjiena

Përndryshe, në ndeshjen e sotme që u luajt në stadiumin ndihmës në Gjilan, skuadra e Dritës ishte më e mirë se Ballkani  dhe shënoi fitore 2 me 0, me golat e Besnik Krasniqit dhe Abdoul Karim Dante.

Ky është trofeu i pestë i kampionit për Dritën, pas atyre të fituar në edicionet 2002/03, 2017/18, 2019/20 dhe 2024/25.  Përveç titullit të kampionit, Drita e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.