DYLON

FC Drita, shumë herët “befasohet”’ dhe përshëndetet nga garat për Kupën e Kosovës

FC Drita, shumë herët “befasohet”’ dhe përshëndetet nga garat për Kupën e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ndonëse  vlerësohej favorit, FC Drita e Gjilanit u befasua sot nga KF Liria e Prizrenit, nga e cila skuadër pësoi humbje 1 – 2, në 1/16 e Kupës së Kosovës.

Kështu skuadra bardhekaltër, akoma pa e filluar mirë, e përfundoi aventurën e saj në këtë kompeticion garues, duke zhgënjyer kështu adhuruesit e saj, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Është pritur që skuadra e Dritës (e cila në garën e Superligës, në këto 17 xhiro të luajtura deri më tani, ndodhet në pozitën e parë të tabelës), ta kalojë më lehtësi këtë xhiro, të Kupës së Kosovës, por se futbolli  i ka përbrenda saj edhe këto zhvillime befasuese dhe se për një gjë të tillë, kësaj here u përkujdes skuadra e Lirisë e cila e eliminoi Dritën.

Fokusi i Dritës tani duhet të jetë krejtësisht në Garën e Superilgës, ku atje nuk duhet lejuar performanca të tilla dhe duhet marrë masa, në të kundërtën, nëse Liria ia arriti ta “ shokon” Dritën, në garën për kupë, ekipet e Superligës, mund t’ia “terrojnë” fare.

Sidoqoftë, mbetet të shihet  se cili do të jetë reagimi i klubit që objektivat që ia kanë vendosur vetes, e që pretendohen të jenë ato më të lartat,  edhe të arrihen, përndryshe, “serioziteti” i treguar në lojën  me Lirinë, nëse u përsëritët edhe në garat për pikë, në ndeshjet e Superligës, mund t’ia rrezikojnë realizimin e objektivave që i ka klubi, e sidomos, titullarin “Kampion i Kosovës”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.