DYLON

FC Drita shpërndanë dhurata për fëmijët e qendrës së kujdesit ditor “Pema” në Gjilan

FC Drita shpërndanë dhurata për fëmijët e qendrës së kujdesit ditor “Pema” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Klubi i Futbollit FC DRITA për të gjashtin vit me radhë ka bërë shpërndarjen e dhuratave të fundvitit për fëmijët e qendrës së kujdesit ditor “Pema” në Gjilan, njofotn faqja zyrtare e klubit.

“Klubi ynë tashmë tradicionalisht feston me fëmijët e qendrës, duke ndarë gëzimin dhe festat me më të dashurit, ardhmërinë e qytetit”, thuhet në njofitm.

EkoHigjiena

Për shkak të kushteve pandemike dhe duke u kujdesur për shëndetin e fëmijëve, sot është bërë vetëm dorëzimi i dhuratave në qendër, për t’u shpërndarë më pas te fëmijët.

“Ky është viti i dytë që nuk i takojmë ata fizikisht, por mbetemi me shpresë që viteve të tjera të festojmë bashkë e të kthehemi në normalitet”, thuhet në njoftimin e klubit bardhë e kaltër. /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.