DYLON

FC Drita shkruan historinë, kualifikohet në fazën e grupeve

FC Drita shkruan historinë, kualifikohet në fazën e grupeve
Avatar photo Redaksia

FC Drita nga Gjilani ka arritur të kalojë në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Konferencës pasi edhe në ndeshjen e dytë, atë kthyese të fazës së ‘Play-off-it, ’ kundër skuadrës nga Luksemburgu, FC Differdange 03, ka shënuar fitore me rezultat 1:0.

Besnik Krasniqi në minutën e 61-të shënoi gol nga penalltia.

EkoHigjiena

Siç dihet ndeshjen e parë kundër skuadrës së Luksemburgut, të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, FC Drita e kishte fituar me rezultat 2:1.

Kështu, me rezultat të përgjithshëm prej 3:1, Kampioni i Kosovës, FC Drita kualifikohet në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Konferencës, duke shënuar kështu një sukses historik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.