DYLON

FC Drita regjistron fitoren e katërt radhazi, arkëton edhe tri pikë të tjera

FC Drita regjistron fitoren e katërt radhazi, arkëton edhe tri pikë të tjera
Avatar photo Redaksia

FC Drita ka fituar përballjen me FC Ferizajn në ndeshjen e javës së 10-të, në Superligën e Kosovës në Futboll. Rezultati final i këtij takimi ishte 3:1 për vendësit.

Në fakt, në pjeës lojën e parë u shënuan dy autogola, iljazi e Bejtullai shënuan aty ku s’duhet, për të shkuar në pushim ekipet me rezultat të barabartë 1:1, por se në pjesëlojën e dytë, për Dritën ka shënuar sërish Bejtulai, por tani, aty ku duhet, në portën kundërshtare, për t’u shfajësuar kështu për “autogolin”, e më pas edhe Arthur shënoi një gol të bukur, për rezultatin final të takimit (3:1).

EkoHigjiena

Kështu, FC Drita radhiti edhe një fitore për t’u përforcuar në pozitën e tretë në tabelë të klasifikimit, tani me 17 pikë, duke u afruar me pikë me dy pozitat e para.

Pra, ishte kjo fitorja e katërt radhazi e Dritës në Superligë, duke bërë që skuadra gjilanase të hyjë fuqishëm në serinë e fitoreve dhe siç ishte shprehur ditë me parë edhe Zekirija Ramadani, trajner i skuadrës “bardh e kaltër”, “Ekipi ka kapur ritmin dhe formën e duhur!”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.