Skuadra bardh e kaltër nga Gjilani, FC Drita është eliminuar nga garat e mëtutjeshme në Ligën e konferencës, pasi në ndeshjen e kthimit ka pësuar humbje (1-2), nga skuadra çeke Viktoria Plzen. Ndeshja e parë kishte përfunduar baras pa gola.
Ka qenë skuadra mysafire që e para ka kaluar në epërsi përmes golit të shënuar nga Rafiu Dorosinmi (76’), rezultati është barazuar nga Blerim Krasniqi (90+2’), por mysafirët fare në fund kanë shënuar edhe njëherë, kësaj radhe nga penalltia, përmes lojtarit Erik Jirka. /2LONLINE/