DYLON

FC Drita përmbylli fazën përgatitore në Bansko

FC Drita përmbylli fazën përgatitore në Bansko
Avatar photo Redaksia

“Sot ishte dita jonë e fundit e përgatitjeve në Bansko të Bullgarisë”, thuhet në një njoftim të FC Drita, për të bërë të ditur se përgjatë periudhës dymbëdhjetë ditore kanë zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese, të cilat u kanë shërbyer mjaftë shumë për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen e cila e pret këtë skuadër gjilanase në raundin e parë në garat e Champions League.

“E mira e kësaj faze ka qenë që të gjithë lojtarët kanë marrë ngarkesat e duhura dhe nuk ka pasur ndonjë shqetësim apo ndonjë lëndim në përjashtim të Egzon Bejtullait i cili dy ditët e fundit nuk ka stërvitur me ekipin për shkak të një lëndimi dhe pritet të rikthehet me ekipin në fundjavë”, thuhet tutje në njofitm.

EkoHigjiena

Ndeshjet kontrolluese të zhvilluara në Bansko:

Game 1: CSKA 1948 – FC DRITA 1:0
Game 2: FC DRITA – SILEKS 2:2
Game 3: EGNATIA – FC DRITA 0:2
Game 4: BELASICA – FC DRITA 1:2
Game 5: FURAL Constanta – FC DRITA 1:3

Golashënuesit në pesë ndeshjet kontrolluese:

2x⚽️⚽️Arb Manaj
2x⚽️⚽️Liridon Balaj
1x⚽️Blerim Krasniqi
1x⚽️Albert Dabiqaj
1x⚽️Almir Ajzeraj
1x⚽️Veton Tusha
1x⚽️Endrit Morina

Pas kthimit në Gjilan, skuadra e Dritës do të grumbullohet ditën e enjte për të vijuar me përgatitjet në prag të ndeshjes e cila e pret me 8 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të ballafaqohet  me kampionin e Luksemburgut, skuadrën FC Differdange 03.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.