Klubi i futbollit Drita ka bërë me dije se ka përfunduar bashkëpunimin me lojtarët si Bunjamin Shabani, Darko Tofiloski, Liridon Leci dhe Lirim Mema.
“Darko Tofiloskit dhe Liridon Lecit iu ka skaduar kontrata me klubin ndërsa Bunjamin Shabani dhe Lirim Mema edhe pse kishin kontratë edhe për një vit tjetër, me marrëveshje të dyanshme jemi dakorduar që t’i ndajmë rrugët ndoshta edhe për shkak të hapësirës së vogël që kishin në ndeshje”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit bardh e kaltër.
“Ne si klub, i falënderojmë shumë për kontributin e dhënë dhe iu dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tyre”, thuhet në njoftimin e FC Drita.
/2LONLINE.com/