DYLON

FC Drita përforcohet në repartin mbrojtës me futbollistin Endrit Morina

FC Drita përforcohet në repartin mbrojtës me futbollistin Endrit Morina
Avatar photo Redaksia

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi përforcuar repartin mbrojtës me lojtarin tonë më të ri, Endrit Morina”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita.

Futbollisti është mirëpritur sot në ambientet e klubit gjilanas nga Drejtori Sportiv, Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku në rrugëtimin e përbashkët.

“Morina luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe si futbollistë është zvilluar në futbollin zvicerian, por që sezonin e fundit luajti në Superligën e Kosovës me mjaft sukses me ekipin e FC Feronikeli 74 nga Drenasi”.

“Endrit Morina ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2028 dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin e mbrojtjes te ekipi ynë”, thuhet në njoftimin e klubit kampion. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.