DYLON

FC Drita pasdite do ta kryejë stërvitjen e fundit para ballafaqimit me KuPS

FC Drita pasdite do ta kryejë stërvitjen e fundit para ballafaqimit me KuPS
Avatar photo Redaksia

FC Drita, e cila tani më ndodhet në Finladë, do të niset sot pasdite drejt stadiumit “Tammela Stadion” – Tampere, ku djelmoshat “bardh e kaltër”, nën drejtimin e kryetrajnerit Zekirija Ramadani, do ta kryejnë stërvitjen e fundit, para ndeshjes së të enjtes, ku skuadra gjilanase do të ballafaqohet me skuadrën finlandeze, KuPS Kuopio.

Shorti i hedhur për fazën e grupeve në UEFA Conference League kishte përcaktuar që skuadra KuPS të jetë kundërshtari i parë i Dritës, në rrugëtimin e saj, në këtë garë të rëndësishme europian.

EkoHigjiena

Në taborrin e skuadrës gjilanase ndjehet një atmosferë shumë e mirë, një rregull, një diciplinë, një mobilizim, thjesht te ekipi, por edhe te i tërë stafi, shihet përkushtimi maksimal, premisë kjo se, skuadra gjilanase është e gatshme dhe ka ardhur në Finlandë për rezultat pozitiv.

Kujtojmë se pjesë e kësaj ekspedite në Finlandë janë edhe gjashtë mediumet gjilanase përfshirë këtu Portalin 2LONLINE.com, që do t’iu njoftojë për çdo zhvillim deri në përfudnim të takimit.

Përndryshe, në këtë garë përves skuadrës KuPS Kuopio (Finlandë), kundërshtarët tjerë të Dritës janë edhe: AZ Alkmaar (Holandë), Rayo Vallecano (Spanjë), Omonia Nicosia (Qipro), Shkëndija (Maqedonia e Veriut) dhe Shelbourne (Irlandë).  /2LONLINE/