FC Drita nuk ia doli
FC Drita nuk ia doli për të siguruar kualifikimin në fazën e Ligës së Konferencës.
Skuadra “bardh e kaltër”, ka pësuar humbje në Andorra, pas ekzekutimit të penalltive. në ndeshjen e kthimit, nga Inter Club d’Escaldes, dhe kështu ka dështuar ta siguroi kualifikimin tutje në fazën e Ligës së konferencës.
Përndryshe, ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola dhe me që edhe në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë skuadrat kishin barazuar (2:2), ballafaqimi shkoi në vazhdime.
As në vazhdime nuk pati gola dhe fatin e fituesit e përcaktoi ekzekutimi i penalltive, ku vendësit ishin më të saktë se futbollistët e Dritës.
Inter Club d’Escaldes – Drita 4:2 (penallti). /2LONLINE/
