DYLON

FC Drita nuk e nis mbarë edicionin e ri të garave

FC Drita nuk e nis mbarë edicionin e ri të garave
Avatar photo Redaksia

FC Drita nuk e nis mbarë edicionin e ri të garave 2025/26. Skuadra gjilanase ka pësuar humbje nga skuadra e Ferizajt, në javën e parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga kryetrajneri Zekrija Ramadanit ka pësuar gol në minutën e 12 të takimit (Jakup Berisha’), ndërkohë që nga minuta e 39’, ka luajtur edhe me një lojtar më pak, për shkak të ndëshkimit të Ovokua-s, i cili la fushën e blertë, para kohe.

EkoHigjiena

Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat dhe doli që goli i Berishës të jetë vendimtar për vendësit, që arkëtuan tri pikët e para, derisa Drita mbeti pa pikë.

Përndryshe, në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Dukagjini- Prishtina 2:3

Drenica  – Llapi   0:0

Malisheva – Prishtina e Re 0:4.

Nesër (e hënë), luhet ndeshja tjetër në mes të Gjilanit dhe Ballkanit (ora 16:30), stadiumi me bari sintetik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.