DYLON

FC Drita nuk e harron zakonin e fundvitit, shpërndan dhurata për fëmijët

FC Drita nuk e harron zakonin e fundvitit, shpërndan dhurata për fëmijët
Avatar photo Elife Sherifi

Klubi i futbollit Drita ka realizuar një aktivitet simbolik në shënim të festave të fundvitit. Për të katërtën herë radhazi, ky klub ka shpërndarë dhurata për  fëmijët e Qendrës së kujdesit ditor “Pema” në Gjilan.

Dhjetra pako dhuratash u shpërndanë dorë më dorë tek fëmijët nga vet futbollistët e skuadrës ‘bardhëekaltër’, duke gëzuar anëtarët e kësaj qendre, shkruan 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Udhëheqësitë e klubit dhe disa nga lojtarët ishin pjesë e aktivitetit, dukë realizuar këtë gjest sa simbolik aq edhe solidarizues e human.

Me klubin ishte bashkuar edhe përforcimi i sapo prezantuar te Drita, Astrit Fazliu, që iu bashku klubit me të cilin ishte shpallur kampion.

Për fëmijët nuk erdhën vetëm futbollistët dhe dhuratat, por edhe babadimri i vitit të ri.

“Festat e fundvitit tashmë janë shumë të ngrohta në këtë ambient ku befasia më e këndshme ishte prezenca e Babadimrit që së bashku me lojtarët dhe stafin e klubit tonë, gëzuan fëmijët me dhurata!

Nuk mungoi edhe befasia që femijët kishin përgaditur për ne, një punim që i dedikohet klubit tonë si dhe koktej i përgaditur nga stafi i qendrës PEMA, për të cilët jemi shumë mirënjohës!

Mirupafshim vitin tjetër!

Gëzuar festat

FC DRITA”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.