FC Drita ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Yll Ibrahimi dhe Dienit Isufi.
Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili ju dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.
“Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të Dritës për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas.
Yll Ibrahimi, mbrojtës i majtë dhe Dienit Isufi, mesfushor qendror janë produkt i shkollës së futbollit Drita, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist. /2LONLINE/