DYLON

FC Drita në kërkim të rezultatit pozitiv në Bukuresht

FC Drita në kërkim të rezultatit pozitiv në Bukuresht
Avatar photo Redaksia

Me fillim në ora 20:30, në stadiumin “Arena Kombëtare” të Bukureshtit, skuadra gjilanase, FC Drita do të përballet me skuadrën rumune, FCSB, ndeshje kjo e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Ndonëse vlerësohet ndeshje tejet e vështirë, te skuadra gjilanase thonë se janë të përgatitur për këtë sfidë dhe do të japin maksimumin për një rezultat të mirë, para ndeshjes së kthimit.

EkoHigjiena

Përndryshe, nëse Drita sonte kalon mirë dhe edhe në ndeshjen e kthimit siguron rezultatin e përgjithshëm që e dërgon tutje në garë, atëherë ajo do të përballet në “play-off”in e Ligës së Evropës me skuadrën skoceze Aberdeen, derisa nëse eliminohet nga skuadra rumune, ajo do të transferohet në “play-off”in e Ligës së Konferencës, ku e pret fituesi i duelit, Differdange dhe Levadia.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.