FC Drita: Mike Arthur do të jetë “bardh e kaltër” deri në vitin 2030
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se klubi ynë ka ushtruar opsionin e blerjes për Mike Arthur, i cili deri më tani ishte i huazuar nga United Black Eagles Sporting Club i Ganës”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita.
Sulmuesi 19-vjeçar, Mike Arthur, sezonin që mbaroi ka luajtur 590′ minuta në të gjitha kompeticionet me fanellën “bardh e kaltër”, duke kontribuar me 4 gola dhe 2 asistime. /2LONLINE/
