FC Drita me njoftim rreth procedurave për të hyrë në stadium!

FC Drita me njoftim rreth procedurave për të hyrë në stadium!

Klubi i futbollit Drita ka njoftuar rreth procedurave për të hyrë në stadium për të përcjellur ndeshjen  Drita – Feyenoord.

Përndryshe, ndeshja e parë pra do të zhvillohet sot me 22 korrik në Prishtinë, kurse ndeshja kthyese do të luhet me 29 korrik në Roterdam.

Njoftimi i plotë:

Të dashur tifozë dhe ju adhurues të cilët keni vendosur që te jeni prezent ne stadium per te percjelle ndeshjen ne mes te klubit tone FC DRITA dhe Feyenoord, ju njoftojm me procedurat te cilat do te jene per te hyre ne stadium dhe me gjerat te cilat duhet ti dini!

Per shkak te masave te rrepta qe do te jene ne hyrje te stadiumit ju njoftojme qe:

•Secila bilete duhet te kete emrin dhe mbiemrin e shenuar.

•Tek kontrollat duhet te prezantoni bileten dhe nje dokument identifikues te Republikes se Kosoves (te dhenat ne bilet duhet te perputhen me dokumentin identifikues)

•Te gjitha sendet e forta dhe te buta do te ndalohen te futen ne hyrje nga kontrollat (ne perjashtim te qelsave dhe telefonave mobil)

•Femijet duhet te jene te paisur me bilete dhe te shoqeruar nga prindi.

•Dyert e stadiumit do te hapen ne ora 18:00 andaj ftoheni qe ti shmangeni grumbullimeve te medha.

Se bashku do te tregojme kulture sportive per vendin tone!

FC DRITA

KOMENTE