DYLON

FC Drita, më 24 maj organizon festën e titullit

FC Drita, më 24 maj organizon festën e titullit
Avatar photo Redaksia

FC Drita, ka bërë me dije se mbrëmjen e të së dielës, më 24 maj, te Teatri i Qyteti të Gjilanit, bashkë me tifozë, qytetarë dhe të gjithë ata që e duna Dritën, do të festojë Titullin e Kampionit.

“Nata e Kampionëve po vjen. Pas shumë sakrifice, besimi, djersë dhe zemër në fushë, titulli vjen aty ku i takon, te Drita, te qyteti, te tifozët tanë”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Sipas njoftimit, më 24 maj, Drita ka ftuar të mblidhen të gjithë për ta festuar këtë moment historik, “për t’i dhënë zë krenarisë sonë dhe për ta ndjerë bashkë emocionin e kampionëve”.

Më 24 maj, e diele, ora 21:00, Teatri i Qytetit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.