FC Drita: Mbyllim fazën përgatitore në Bansko, të gatshëm për Ligën e Kampionëve
Përmes një njoftimi zyrtar FC Drita ka bërë me dije se ka mbyllur fazën përgatitore 13 ditore në Bansko të Bullgarisë.
“Stafi teknik kishte kohë të mjaftueshme për ta përgatitur ekipin për sfidat që i kemi përpara në ndeshjet evropiane. Ekipi ka marrë ngarkesat e nevojshme dhe ajo që është më e rëndësishmja, përgatitjet kanë kaluar pa asnjë shqetësim apo lëndim”, thuhet tutje në njoftim.
Skuadra “bardh e kaltër”, kampione e Kosovës, do të kthehet në Kosovë dhe do të hyjë në javën vendimtare para sfidës së datës 7 korrik në Kaunas të Lituanisë, në kuadër të garave evropiane.
Siç dihet, FC Drita për kundërshtar të saj, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, e ka ekipin lituanez, Kauno Zalgiris. /2LONLINE/
