DYLON

FC Drita kualifikohet në rrethin e dytë të UEFA Conference League

FC Drita kualifikohet në rrethin e dytë të UEFA Conference League
Avatar photo Redaksia

FC Drita ka shënuar fitore edhe në Podgoricë ndaj skuadrës nga Tuzi, FC Deçiç, duke u kualifikuar kështu në rrethin e dytë të UEFA Conference League.

Deri sa në ballafaqimin e parë, FC Drita kishte shënuar fitore me rezultat 2 me 1, sonte ajo shënoi fitore minimale, 1 me 0, por të vlefshme për rezultatin e përgjithshëm 3-1,  që e dërgon në rrethin tjetër.

EkoHigjiena

Fitorja u arrit falë golit në pjesëlojën e dytë, më saktë në minutën e 84-të,  të takimit përmes Ardian Cuculit.

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita, në rrethin e dytë do të takohet me skuadrën holandeze  Feyenoord.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.