DYLON

FC Drita: Kryetari Hyseni vizitoi klubin tonë në Antalya ku jemi në fazën përgatitore

FC Drita: Kryetari Hyseni vizitoi klubin tonë në Antalya ku jemi në fazën përgatitore
Avatar photo Redaksia

“Gjatë qëndrimit tonë në Antalya ku klubi jonë ishte në fazën përgatitore për vizitë kishim të parin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni”, njofton klubi bardhekaltër.

Kryetari Hyseni u prit nga të gjithë pjesëtarët e klubit e ku drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi e falënderoi atë për vizitën dhe e njoftoi për ecurinë e përgatitjeve.

EkoHigjiena

Zymberi gjithashtu e falënderoi komunën dhe kryetarin,  Alban Hyseni për mbështetjen financiare për të kryer këtë fazë përgatitore për klubin i cili është krenaria e gjithë qytetit dhe e inkurajojë që mbështetje të formave të tilla të ketë për çdo vit.

“Kryetari Hyseni i dëshiroi shumë suksese klubit dhe u zotua se nuk do të ndalet me kaq për t’i mbështetur klubet dhe theksoi që do të jetë afër secilit klub për të arritur suksese të cilat do ti takojnë jo vetëm klubeve por gjithë qytetarëve të komunës sonë”, thuhet në njoftimin e FC Drita.  /2LONLINE/