DYLON

FC Drita kampion

FC Drita kampion
Avatar photo Redaksia

Skuadra e futbollit Drita nga Gjilani është kampione e Kosovës, pasi në ballafaqimin e fundit në Pejë kundër skuadrës së Prishtinës, ka përmbyllur takimin me rezultat të bardhë, mjaftueshëm kjo për t’u shpallur kampion.

Kështu, skuadra e Dritës e ka përmbyllur këtë edicion të garave në Vala Superligën e Kosovës në futboll me  67 pikë të tubuara, nga 18 fitore 13 barazime dhe vetëm  2 humbje. Drita nuk kishte humbur në plotë 29 ndeshje me radhë.

Kështu, FC Drita është shpallur kampione e Kosovës në futboll për herë të dytë në histori të klubit.

EkoHigjiena

Tani qyteti i Gjilanit është rrëmbyer nga festa, intelektualët, adhuruesit dhe qytetarë kremtojnë titullin e kampionit.

 

***

FC Prishtina – FC Drita, pjesa e parë 0-0

Në Stadiumin “Shahin Haxhislami” në Pejë, ka përfunduar pa gola pjesëtoja e parë, në mes të FC Prishtina dhe FC Drita.

Vlen të theksohet se në minutën e 32-të të takimit lojtari i Prishtinës Debatik Curri u ndëshkua me karton të kuq. Curri u ndëshkua për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj Xhevdet Shabanit të Dritës, edhe atë jashtë vijave të fushës së lojës.

Lexo edhe: Qyteti i Gjilanit është zgjuar sot me ndjenjën e kampionit!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.