DYLON

FC Drita ia vazhdon kontratën futbollistit Ilir Mustafa

FC Drita ia vazhdon kontratën futbollistit Ilir Mustafa
Avatar photo Redaksia

“Iliri Mustafa do të qëndrojë në shtëpinë bardh e kaltër”, thuhet në njoftimin zyrtsr të FC Drita.

Sot, në zyrat e klubit, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi priti në takim Ilir Mustafën, i cili u operua disa ditë më parë, dhe i konfirmoi vendimin që klubi ka marrë për vazhdimin e kontratës edhe për dy vitet e ardhshme, pavarësisht lëndimit.

EkoHigjiena

“Iliri u bashkua me ne para një viti e gjysmë dhe ishte në përfundim të kontratës së tij, por fatkeqësisht ishte i pafat me lëndimet që e përcollën vazhdimisht”, thuhet në njoftim.

Mustafa disa ditë më parë ka operuar ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushave deri në janar 2027.

“Megjithatë, me zgjatjen e kontratës, klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dëshirën që t’i qëndrojë pranë Ilirit dhe ta rikthejë përsëri në lojë me fanellën bardh e kaltër”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.