DYLON

FC Drita i rikthehet golave dhe fitores

FC Drita i rikthehet golave dhe fitores
Avatar photo Redaksia

FC Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj  Dukagjinit, duke arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në Futboll.

Skuadra gjilanase po vuante që disa javë për të ardhur deri te fitorja, për më tepër edhe për të shënuar, andaj fitorja në stadiumin “13 Qershori” në Klinë. (1:2) ndaj Dukagjinit mund të vlerësohet tejet e rëndësishme për vetëbesim në rrugën që kanë “bardh e kaltërtit”, drejt titullit kampion.

EkoHigjiena

Përndryshe, në ndeshje ndaj Dukagjinit, skuadra gjilanase erdhi në epërsi përmes golit të shënuar në minutën 34-të kur shënoi Blerim Krasniqi derisa goli i dytë erdhi në minutë ne 65 përmes Besnik Krasniqit, ndërsa vendësit ngushtuan rezultatin në minutë ne 70-të,  përmes Dienit Isufit, për rezultatin 1:2, që doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i këtij takimi.

Me këtë fitore, Drita ka të grumbulluara 11 pikë, renditet në pozitën e katërt në tabelë por ka edhe një ndeshje pa e zhvilluar, atë me Prishtinën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.