FC Drita fiton miqësoren e dytë
FC Drita që në fazën përgatitore ndodhet në Antalia të Turqisë, ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore, kësaj here me skuadrën FC Dobrudzha, të cilën e ka fituar me rezultat 4:1.
Skuadra “bardh e kaltër”, ka shënuar këtë fitore falë realizuesve të golave: Oniks Grezda, Engjëll Sylejmani, Liridon Balaj dhe Albert Dabiqaj.
Përndryshe, skuadra gjilanase ka paraparë edhe miqësore tjera si me FC Altai dhe MFK Michalovce, transmeton Portali 2LONLINE.
Ndërkohë, tashmë dihet se ndeshja e Superkupës në mes të FC Drita, kampione e Kosovës dhe FC Prishtina, fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25, do të luhet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, pasi që të dyja këto skuadra janë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore deri më 30 janar 2026, në Antalia.
Superkupa e Kosovës do të zhvillohet më 25 janar 2026 (e diel), me fillim nga ora 14:30, sipas orës lokale të Turqisë (12:30 sipas kohës në Kosovë). /2LONLINE/
