DYLON

FC Drita fiton edhe në udhëtim, kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

FC Drita fiton edhe në udhëtim, kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase, FC Drita ka shënuar fitore edhe në udhëtim ndaj skuadrës Differdange 03. Rezultati final 2:3, derisa rezultati i takimit të parë ishte 1:0, kështu që me rezultat të përgjithshëm  4:2, FC Drita kalon tutje duke u kualifikuar për rrethin e dytë të ligës së Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin një sukses të tillë në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Edhe ndeshjen e kthimit, Drita e mbylli me fitore, me golat e shënuar nga Arb Manaj (tundi rrjetën kundërshtare dy herë) dhe Veton Tusha që shënoi në fund të takimit.

EkoHigjiena

Skuadra kampione e Kosovës dëshmoi edhe njëherë se është ekip për lakmi dhe se në mesin e saj ka kualitet të padiskutueshëm.

Përndryshe, në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve skuadra e mbështetur nga intelektualët, do të ballafaqohet me ekipin danez, FC Copenhagen.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.