FC Drita do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të raundit të parë ndaj FC Inter Turku, më 12 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 20:00.
Me këtë raat klubi ka bërë me dije se ka hapur akreditimin për gazetarë dhe fotoreporterë.
“Njoftojmë të gjitha mediat e interesuara për mbulimin e ndeshjes të bëjnë kërkesë për akreditim në E-mailin: [email protected] . Afati i fundit për akreditim është deri të shtunën, ora 20:00”, thuhet në njoftomin e klubit bardh e kaltër.
Sipas njoftimit, mediat që do të akreditohen do të njoftohen me kohë, përmes konfirmimit në E-maili.
FC Drita ka falënderuar të gjitha mediat për bashkëpunimin e deritanishëm. /2LONLINE/