DYLON

FC Drita do të prezantojë sot trajnerin e ri

FC Drita do të prezantojë sot trajnerin e ri
Avatar photo Redaksia

Klubi i Futbollit Drita ka njoftuar sot se do të mbajë një konferencë për media, në ora 15:00, ku para gazetarëve, drejtori gjeneral, Feti Murseli do ta prezantojë trajnerin e ri.

Siç dihet, ditë më parë FC Drita dhe trajneri Akis Vavalis i ndanë rrugët.

EkoHigjiena

Në njoftimin e klubit ishte thënë se me trajnerin Vavalis, klubi bardh e kaltër kanë ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Rezultatet e fundit jo të mira të Dritës kanë bërë që ky klub dhe trajneri grekë të përfundojnë bashkëpunimin mes tyre.

Mbetet të shihet sot në konferencë, përgjigjja që i kanë dhënë kësaj çështje drejtuesit e klubit Drita.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.