DYLON

FC Drita dhe futbollisti Egzon Bejtullai i japin fund bashkpunimit

FC Drita dhe futbollisti Egzon Bejtullai i japin fund bashkpunimit
Avatar photo Redaksia

FC Drita njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Egzon Bejtullai pas përfundimit të kontratës dy vitesh e gjysmë.

Egzon Bejtullai gjatë kësaj periudhe zhvilloi 108 ndeshje me fanellën e klubit Drita në të gjitha garat, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e ekipit.

EkoHigjiena

“Së bashku festuam dy tituj kampion dhe Superkupën, trofe që do të mbeten pjesë e historisë sonë të përbashkët. Klubi e falënderon Egzonin për kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe, duke i uruar shëndet, dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit “bardh e kaltër”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.