DYLON

FC Drita: Denys Kostyshyn është përforcimi ynë më i ri

FC Drita: Denys Kostyshyn është përforcimi ynë më i ri
Avatar photo Redaksia

FC Drita ka prexzantuar sot prurjen e re në klub, ukrainasin Denys Kostyshyn.

“Denys vjen nga superliga e Ukrainës dhe do të jetë një alternativë shtesë për trajnerin Zekirija Ramadani. Denys është lojtarë me tipare ofensive dhe pozita e tij e preferuar është mesfushor ofensiv por që mund të luaj edhe në krahë e fazës sulmuese”, thuhet tutje në njoftim.

Denys në kampionatin e Ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist, Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya.

“Kostyshyn ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në qershor 2026”, thuhet në njoftimin e klubit bardh e kaltër.   /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.