DYLON

FBK dorëzon aplikacionin për pranim në FIBA

Avatar photo Redaksia

Federata e Basketbollit e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim në FIBA. Aplikacioni u dorëzua nga Kryetari i FBK-së Erolld Belegu në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA-s Patrick Baumann, nënkryetarin e FIBA-s dhe Kryetarin e FIBA Evropës Turgay Demirel si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA Evropës Kamil Novak.

Në takim delegacioni i FBK-së, i prirë nga Kryetari Belegu, pjesë e të cilit ishin edhe anëtarët e Bordit Arben Fetahu e Valton Bilalli dhe Sekretari i Përgjithshëm Leart Hoxha pasi dorëzoi aplikacionin për anëtarësim, u informua se përgjigjja për Kosovën do të dihet më 12 ose 13 mars që janë datat kur mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s.

EkoHigjiena

Zyrtarët e FIBA Evropës po ashtu konfirmuan se Kosova pritet të garojë në kampionatet evropiane për kategori të reja pas konfirmimit zyrtar nga KE i FIBA-s. Rreth grupmshave që do të garojnë në kampionate evropiane, detajet do të dihen në muajin mars. Zyrtarët e lartë të FIBA-s dhe shefi i zyrës ligjore të FIBA-s Benjamin Cohen konstatuan se aplikacioni i Kosovës është një dokument shumë cilësor dhe përmban të gjitha elementet që kërkohen nga zyra e tij.

Gjatë ditës anëtari i Bordit të FBK-së Valton Bilalli dhe Sekretari i Përgjithshëm Leart Hoxha janë takuar edhe me zyrtarin nga zyra për zhvillim e FIBA-s Florian Pasquet me të cilin u bisedua për ndihmën dhe përkrahjen që FIBA do të japë për FBK-në për reprezentacionet e reja, Shoqatën e Trajnerëve dhe programet për zhvillim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.