Fazliu: Fitorja ndaj Gjilanit opsioni i vetëm

Fazliu: Fitorja ndaj Gjilanit opsioni i vetëm

Feronikeli – Gjilani është një nga tri ndeshjet e xhiros së dhjetë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Pasi ka lëshuar pikë në dy ndeshjet e fundit, Feronikeli ka humbur paksa hapin me kryesuesit. Renditet i pesti me 16 pikë, katër më pak se Ballkani që prin. Gjilani është i treti me 18 pikë.

Sulmuesi Astrit Falziu pret ndeshje shumë të fortë ndaj Gjilanit, por beson që në fund do të dalin triufues.

“Me Gjilanin na pret ndeshje shumë e rëndësishme. Por gjatë kësaj periudhe të pushimit jemi përgatitur mirë dhe jemi maksimalisht të gatshëm. Ne do të bëjmë të pamundurën për të marrë fitore në këtë derbi, edhe pse nuk do të jetë lehtë. Gjilani ka ecuri të mirë, por ne vetëm fitoren e kemi opsion për këtë takim”, ka thënë Astrit Fazliu, sulmues i Feronikelit.

KOMENTE