DYLON

Faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan nis të mart​ën mbrëma

Faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan nis të mart​ën mbrëma
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit në bazë të kontratës me operatorin ekonomik dhe vlerësimit të komisionit komunal në koordinim edhe me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bëjnë të ditur, se nga nesër në mbrëmje, nis faza e tretë e dezinsektimin hapësinor.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e tretë e dezinsektimit të nis ditën e nesërme në ora 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë kështu për pesë ditë me radhë.

EkoHigjiena

Apelohet te të gjithë qytetarët që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00, që të mos ketë ndonjë dëmtim eventual.

Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra. Njëkohësisht janë duke u bërë përgatitjet edhe për dezinfektimin e shkollave dhe institucioneve edukative, për të krijuar ambient të përshtatshëm për fillimin e mbarë të mësimit, për të mos lënë hapësirë të shpërndarjes së infeksionit ngë institucionet arsimore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.