DYLON

Faza e dytë e COVID-19, Gjilani me plan kontingjent për furnizim me ushqim dhe barëra për familjet në nevojë

Faza e dytë e COVID-19, Gjilani me plan kontingjent për furnizim me ushqim dhe barëra për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet sipas planit kontingjent për furnizim me ushqim dhe barëra për familjet me gjendje të rëndë sociale, në kuadër të kujdesit për përballimin e fazës së dytë të COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e bordit të drejtorëve, të mbajtur të hënën.

Në këtë takim, kreu i Gjilanit ka thënë se do të lirohen nga puna në administratën komunale të sëmurit kronikë dhe shtatzënat, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Në takim, po ashtu, u diskutua për masat e reja anti-COVID-19, të cilat do të zbatohen në përputhje me vendimin qeveritar, derisa ka dalë apeli për qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve kundër përhapjes së virusit, siç është mbajtja e maskës, ruajtja e distancës sociale dhe pastrimi i duarve./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.