Botërori po fillon. Të gjithë jemi nën ethe!
Jemi nën ethet e botërorit, të agjerimit apo po sillemi në këtë mënyrë alla hedoniste për të tejkaluar brengat, monotoninë dhe dhimbjet e përditshme duke u nisur nga papunësia, sistemi I dryshkur I demokracisë I përzier pak me liberalizëm, komunizëm e anarki, e deri tek tejkalimi realitetit të jetuarit të ngujuar?!
Paj, pikërisht mendoj se gjithçka që po ndodhë aty për aty me neve si qytetarë të këtij vendi ka të bëjë me largimin e vëmendjes tonë që gjendemi në një “geto brenda getos” dhe kjo ilustrohet më së miri me daljen e vetme nga Kosova pa kushte që e kemi – ajo në drejtim të Turqisë e pastaj Siri e tutje dhe asesi nuk po duket dalja nga ana tjetër ajo e BE-së, kjo pjesë tjetër e botës dhe aq e lakmuar për neve, e që nuk e ka nijet me I hap dyert për kosovarët.
Për të parë se si I kemi gjasat dhe se për çka jemi të pezulluar si shtet në relacion me vendet fqinjë sa I përket liberalizimit të vizave drejt shteteve të Shengenit, do të mundohem shkurt përmes dy prapaleleve të konfirmoj konkluzionin tim se “It’s all about business” (gjithçka ka të bëjë me ekonominë).
Kosova si vendi I vetëm I kufizuar në aspektin e lëvizjes së lirë, në vitin 2014 dhe vitin 2015 e përjetoi ekzodin e tretë më të madh qysh prej viteve ’90 por dallimi ishte se dy herat e para ka ndodhur si pasojë e represionit të pushtetit të Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare derisa kjo e fundit ndodhi si pasojë e zhgënjimit qytetar ndaj politikave qeveritare për moszgjidhjen e qështjes elementare – atë të punësimit për çka rastisi që karshi ekzodit sirian, shqiptarët e Kosovës të prijnë në statistikat e Eurostatit të shteteve të ekzodit.
Por derisa kjo ndodhte, qeveria e vendit promovonte një Kosovë krejt tjetër, e cila I kishte plotësuar të gjitha kriteret dhe ishin pjekur kushtet që edhe ajo ti bashkangjitej karvanit të liberalizimit të vizave nëpër shtetet e marrëveshjes Shengen por realisht pas një periudhe relativisht jo shumë të gjatë edhe komisioni evropian nxorri rekomandimet e tij edhe për Kosovën e që realisht doli rekomandim pozitiv e që do të mbahet mend data e 5 majit e vitit 2016 që BE tha diqka pozitive për Kosovën!
Por tanimë për t’u përmbyllur ky rekomandim I komisionit duhet që të kalonin edhe nja 3-4 muaj deri te kalimi nëpër parlamentin europian e deri tek edhe Këshilli europian për ratifikim nga të gjitha shtetet anëtare të saj.
Merhaba. Kosova’ya Hoşgeldiniz.
Çka ndodhi mëpastaj duhet t’i kthehemi realitetit në vendin tonë. Përmes ankandeve publike, të hapura dhe ndërkombëtare, për shkak të mosinteresimit evropian resorët kryesorë të vendit pothuajse janë blerë nga turqit të cilët realisht aty ku është prania e tyre e tanishme, gjërat po funksionojnë më mirë se që e gjetën atë realitet. Kemi të bëjmë me aeroportin e Prishtinës I cili në relacion me atë që ishte dikur dhe këtë të sotmin, fytyra e të moqmit del të jetë një aeroport bujqësor në krahasim me investimet e bëra dhe kapacitetin e arritur pas koncesionimit të tij nga kompania LIMAK. Njejtë jemi edhe me elektroenegjetikën. Nuk kemi nata-dita por pak keq që atë që po e harxhojmë, po duhet me e pagu’!
Derisa ndërtimi I rrugëve të reja nëpër Kosovë dikur ishin vetëm ëndërr për shumë kend por që sot nga Gjilani ende I pakyqur me autostradë, në bregdetin shqiptar po I hedhi grrepat e peshkimit për brenda 5 orëve pas nisjes nga qyteti im në juglindje të Kosovës.
Me siguri po thoni se ku po na qet krejt kjo analizë: “ekzodi 2014-2015, rekomandimi për liberalizim, ndikimi turk në ekonominë e Kosovës…”
Paj BEja gjegjësisht shtetet më me ndikim në BE siç janë Gjermania dhe Franca, para afrimit të një shteti në BE janë të interesuara që të kanë të shtrirë ndikimin e tyre në atë shtet andaj edhe në Kosovë ky ndikim shtrihet vetëm përmes monopolizimit të ekonomisë vendore apo rajonale dhe lajmi I datës 30 maj se “Kompania LIMAK (kompania turke e cila e ka në pronësi aeroportin e “Adem Jashari”) pritet të bëhet pjesë e projektit BREZOVICA” pasiqë fituesi I konzorciumit doli të ishte kompani nga Franca por që realisht nuk I kishte 163 million për pagesën e këstit të parë qeverisë së Kosovës andaj del se Turqit e “Limak-ut” I dhanë.
Menjëherë pas kësaj afere të datës 30 maj, saktësisht pas 10 dite, në faqen zyrtare të Shengenit të datës 10 qershor 2016 kemi lajmin se “vendimi për dhëtimi pa viza për në BE është shtyer për Gjeorgjinë, Kosovën, Ukrainën dhe Turqinë” dhe se arsyetimi është se: “Turqia duhet t’I përmushë edhe disa kritere shtesë për liberalizim” derisa për Gjeorgjinë, Ukrainën thuhet se “nuk e kanë luftuar mjaftueshëm krimin e organizuar dhe korrupsionin” e që I bie se “fati I Kosovës është ngusht I lidhur me atë të Turqisë” dhe pikërisht për shtyerjen e liberalizimit shteti kryesor po del të jetë Franca.
Realisht liberalizimi I vizave për Kosovën do të varet kryekëput nga pazaret ndërmjet Francës dhe Turqisë për asetet e Kosovës. Deri atëherë po presim dhe po e shfrytëzojmë ramazanin për lutje drejtuar perendisë që të arrihet konsenzusi sa më parë dhe me sa më pak dëme derisa neve duke e pritur nën ethe botërorin para ekraneve televizive pasiqë në tribinat e stadiumeve evropiane janë ulur shqiptarët nga Shqipëria dhe rajoni duke I gëzuar politikat e mençura të qeverive të tyre.
Deri në vendimin e rradhës, güle güle. /2L ONLINE/
/autori është ekspert i çështjeve europiane/