Fauna: Të martën nis faza e dytë e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit

Fauna: Të martën nis faza e dytë e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit

Përfaqësues të AgroGroup Fauna kanë bërë me dije se nga data 29 tetor deri më 1 nëntor do të realizohet faza e dytë e vaksinimit kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra.

Tërbimi është një prej sëmundjeve më të rrezikshme për kafshët dhe njeriun. Burimi kryesor i tërbimit janë dhelprat. Infeksioni nga kafshët e egra mund të kalojë edhe tek qentë endacakë dhe në këtë mënyrë të kalojë tek kafshët shtëpiake dhe tek njerëzit.

“Projekti do të realizohet nga data 29 tetor deri më datë 1 nëntor 2019. Vaksinimi kryhet nga ajri ku aeroplanët do të hedhin në mënyrë të kontrolluar një vaksinën që është futur në ushqim të posaçëm për dhelprat. Ky proces do të kryhet në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore”, thuhet në njoftimin e AgroGroup Fauna.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga AgroGroup Fauna.

KOMENTE