FAUNA: Ka filluar projekti për menaxhimin dhe kontrrollin e qenve endacak

FAUNA: Ka filluar projekti për menaxhimin dhe kontrrollin e qenve endacak

Ka filluar projekti për menaxhimin e qenve endacak dhe se AgroGroup Fauna është kontraktuar si subjekt, për kryerjen e shërbimeve në kuadër të këtij projekti, për territorin e komunës së Gjilanit.

Përndryshe, drejtues të kësaj Kompanie i thanë 2LONLINE, se qentë endacakë janë një problem mjaft aktual për shoqërinë sepse mund të bartin sëmundje të ndryshme dhe paraqesin rrezik për qytetarët. Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë problem është ndalimi i riprodhimit të tyre në mënyrë kirurgjikale, identifikimi dhe vaksinimi, si dhe lëshimi përsëri në vendet ku janë.

Mehmet Maliqi, nga Fauna, menaxher i projektit, ka bërë me dije se si institucion përkatës, dashamirë të kafshëve, dhe të ndjeshëm ndaj kësaj teme, vendosën të bëhen pjesë e këtij projekti duke ndihmuar në përfundimin e suksesshëm të tij.

Maliqi, që është edhe mjek veterinar, ka bërë me dije se statistikat tregojnë se kjo metodë ka pasur sukses të lartë në vende të ndryshme të botës për një periudhë të caktuar kohore dhe është plotësisht në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi.

“Ne do të kryejmë shërbimet që potencohen në kuadër të këtij projekti me punë profesionale dhe etike, të bindur se kjo është zgjidhja e duhur për të gjithë qytetarët tanë. Programi i cili do ta zgjidhë problemin e qenve endacake është një projekt që do të zgjasë deri në fund të vitit andaj lusim qytetarët për bashkëpunim”, ka thënë Maliqi, transmeton 2LONLINE.

AgroGroup Fauna ka lutur qytetarët, që të mbajnë nën mbikëqyrje qentë e tyre që i mbajnë si kafshë shoqëruese, në të kundërtën kudo që hasen, në rrugë apo hapësira tjera, të lirë, do të trajtohen si qen endacakë.

Përndryshe, ky projekt parasheh zënien e qenve, mjekimin, kastrimin, sterilizimin, duke respektuar aktet ligjore në fuqi.

KOMENTE