DYLON

“Fauna” e furnizuar jashtëzakonisht mirë me gjithçka që i duhet bujkut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbjelljet pranverore mbillen një numër i madh i kulturave bujqësore, për këtë arsye edhe afati optimal për mbjelljen e këtyre kulturave në këtë sezon është shumë i gjerë, duke filluar nga fillimi i marsit dhe përfundon në gjysmën e muajit maj, ku mbillen lloje të ndryshme të perimeve në fushë të hapur.

Agro Group “Fauna”, me bazë në Gjilan ofron për bujqit asortiment të gjerë dhe ekspertët e saj edhe këshillojnë bujqit, për cilësinë e farërave për praktikat e mbjelljes dhe ecurinë tjetër të mëtutjeshme deri në finalizim, kur bujqit ia shohin hairin punës dhe angazhimit të tyre. Dhe kur kemi rezultate sa më të mira gjatë kësaj faze, atëherë kjo përkthehet edhe në rendimente më të larta dhe më cilësore për çdo kulturë bujqësore.

EkoHigjiena

Toka e Gjilanit është bukë, prandaj duhet të investohet dhe të punohet ajo, porosisin ekspertët e agronomisë, ngase kjo është jetë për qytetarët në përgjithësi. E bujqit e Gjilanit që duan ta punojnë tokën e tyre mund të furnizohen tek “Fauna”. Bujqit edhe janë mobilizuar dhe përkushtuar dhe për disa produkte veçse e kanë kryer punën dhe për të tjera do t’i mbjellin në ditët në vazhdim, qoftë në fushat e hapura-arat, qoftë në kopshtet e tyre-bahçet.

Agronomi i kësaj Kompanie Ahmet Matoshi thotë se janë shumë mirë të furnizuar me të gjitha produktet që i nevojiten një bujku dhe se interesimi i tyre për t’u furnizuar te “Fauna” është i madh. Ai tha se tani mund të mbjelljet, misri, qepët, patatet dhe të të gjitha kultura tjera bujqësore që mbillen në këtë sezonë. Ekspertët e agronomisë vlerësojnë si të nevojshëm furnizimin me farëra dhe preparate adekuate, pasi vlerësojnë se ato do të rezultojnë me rendimente më të larta dhe më cilësore.

Matoshi ka thënë se tani është faze e mbjelljes edhe të misrit, dhe janë mjaftë të furnizuar me hibride të ndryshme të misrit. Por, ai u ka rekomanduar bujqve për kujdes të shtuar, varësisht nga terreni dhe konfiguracioni gjeografik, ata duhet marr farën adekuate. Ndërkohë që ata që mbjellin bashkë me misër edhe fasule duhet të jenë të kujdesshëm në stërpikje, sepse disa stërpikje nuk i duron fasulja. Sipas tij, gjatë mbjelljes së misërit duhet pasur kujdes edhe plehun që duhet përdorur, por për gjithçka, ata e njoftojmë bujkun me të gjitha këto informacione, kur ai vije me u furnizua në këtë kompani.

Ai tha se në “Fauna” janë të gjitha produktet cilësore që japin rendimente. Andaj ai ka porositur bujqit që në këtë fazë të furnizohen mirë, të bëjnë investime, sado qofshin ato, sepse ia vlen të investohet në produkte të mira sepse pastaj edhe rendimentet dhe cilësia do të jenë të mira. Sa i përket patateve, Matoshi tha se i kanë disa lloje, si të bardha dhe të kuqe, dhe janë me çmime të volitshme, janë prodhime të Holandës.

Ai ka këshilluar që bujqit, që gjatë mbjelljeve pranverore të kenë kujdesin edhe në trajtimin me pesticide, si para, si gjatë mbjelljes dhe edhe pas saj.

Në anën tjetër në lidhje me preparatet e nevojshme të cilat paraqiten si domosdoshmëri për mbjelljet e kësaj periudhe, si dhe kulturave të cilat janë mbjellë gjatë vjeshtës, Shaip Morina, agronom, pran Kompanisë “Fauna”, ka theksuar si të nevojshme, madje domosdoshme disa lloje preparatesh të cilat shërbejnë për ruajtje e farërave dhe bimës nga dëmtuesit e ndryshëm… që pengojnë rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe ndikojnë edhe në rendiment dhe cilësi.

Morina tha se janë të furnizuar mirë me preparate që janë të prodhimeve cilësore të prodhuesve të njohur, dhe se më tej ka sqaruar edhe mënyrën e përdorimit të preparateve të ndryshme, të cilat sipas tij dallojnë varësisht nga cilësia e tokave, ndërkohë që ka theksuar edhe mënyrën e përdorimit të ushqimeve të bimës, të cilat ndikojnë në ruajtjen e lagështisë… Ai ka bërë të ditur se për të gjitha këto njoftohen edhe konsumatorët/bujqit e interesuar. /2L ONLINE/