DYLON

Fatos Ramadani: Për një të ardhme ku sporti do ta ketë vendin që e meriton

Fatos Ramadani: Për një të ardhme ku sporti do ta ketë vendin që e meriton
Avatar photo Redaksia

Fatos Ramadani, kandidat i LDK-së në garën për Asamble Komunale të Gjilanit, rininë e tij ia ka kushtuar sportit, me theks të veçantë futbollit, andaj thotë se në Asamblenë Komunale do të jetë një zë i fuqishëm për sportin, do të angazhohet që sportin e sidomos futbollin ta mbajë në agjendat e politikave komunale.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të heshtet për Palestrën e Sporteve e Stadiumin e Qytetit, do të ndikojë që të ketë investime në infrastrukturën sportive, do të angazhohet që të mbështeten klubet e qytetit e të fshatrave, më tepër hapësira për të rinjtë, zhvillim të sportit shkollor e angazhime të tjera.

Fatos Ramadani, duke qenë edhe vetë i angazhuar në udhëheqje të klubeve është një njohës i mirë i sfidave me të cilat përballen sportistët, trajnerët dhe të rinjtë që kanë pasion futbollin.

Andaj, ai premton angazhim të ndershëm dhe punë të palodhur për ta bërë komunën e Gjilanit një model të zhvillimit sportiv në nivel lokal.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.