DYLON

Fatos Ramadani është shembulli më i mirë i gjeneratës së re që beson në ndryshim dhe në punë të ndershme

Fatos Ramadani është shembulli më i mirë i gjeneratës së re që beson në ndryshim dhe në punë të ndershme
Avatar photo Redaksia

Fatos Ramadani, është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në garën për Kuvendin Komunal të Gjilanit, në zgjedhjet e 12 tetorit.

”Angazhim me përkushtim deri në realizimin e kërkesave të komunitetit. Përfaqësim dinjitoz për të gjithë qytetarët. Përkushtim maksimal për problemet dhe kërkesat e të gjitha klubeve sportive të qytetit, duke u bazuar në përvojën time 10-vjeçare”, thotë Fatos Ramadani.

E fjalë të mëdha për të ka Arbër Ismajli, kandidati i këtij subjekti politik, për kryetar komune, i cili vlerëson se Fatos Ramadani është shembulli më i mirë i gjeneratës së re që beson në ndryshim dhe në punë të ndershme.

”I rritur me vlera të shëndosha familjare, njerëzore e shoqërore, ai vjen për të dhënë kontributin e tij në shërbim të qytetit. Me ide të qarta dhe vizion progresiv, Fatosi, synon të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes për një Gjilan më të mirë e më progresiv”, thotë Ismajli i LDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.