Të nderuar qytetarë të Gjilanit!
Zgjedhjet nuk janë vetëm një votë që lexohet nga kutitë e votimit. Zgjedhjet në komunë janë zgjidhje për problemet në përditshmërinë tonë.
Unë jam njëri nga kandidatët në listën e PDK-s, për faktin se besoj se në politikë mund të ruaj parimet e mia, parimet e drejtësisë, humanitetit e barabarësisë, prandaj kërkoj besimin që të ruaj këto parime; që të dëshmojë se virtyti patjetër ka me e mund vesin.
Unë besoj në fuqinë e lirisë tonë; në potencialin tonë zhvillimor, në vendin që e ëndrrojmë të gjithë. Unë besoj në gjilanasit; në Gjilanin qytet të mundësive ta barabarta.
Ejani ta bëjmë bashkë Gjilanin, të tillë çfarë e duam.
177 është numri i PDK. 20 është numri im.
Zoti ju ruajt ju e familjet tuaja.
Ju faleminderit!
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/