DYLON

Fatmir Mehmeti nderohet nga kryetari i Gjilanit me titullin “Nderi i Qytetit”

Fatmir Mehmeti nderohet nga kryetari i Gjilanit me titullin “Nderi i Qytetit”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, deputeten Arijeta Rexhepi, bashkëpunëtorë të shumtë dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, vizituan ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Mehmeti.

“Baca Fatmir, përfaqëson idealin më të lartë të atdhedashurisë dhe sakrificës. Në periudhën e luftës, ai u kthye nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së, duke dhënë shembullin më të mirë të përkushtimit ndaj vendit. Krah tij, në këtë rrugë të shenjtë, u bashkua edhe vajza e tij, sot kolegia jonë, Shqipe Mehmeti – Selimi”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

“Për kontributin e jashtëzakonshëm dhe figurën e tij të ndritur, e nderuam me titullin “Nderi i Qytetit”, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përjetshme”, tha kryetari Hyseni.

 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se nderimi dhe respektimi i veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe luftëtarëve të lirisë është vlerësim për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.

 “I’u bashkova kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës në nderimin e bacit Fatmir me titullin “Nderi i Qytetit””, tha ministri Maqedonci.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.