• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Fatbardh Veseli ka mbajtur ligjëratë para studentëve të UKZ-së për privatësinë dhe sigurinë kibernetike

Redaksia 2LONLINE 2 Dhjetor, 2022 2 min
 Fatbardh Veseli ka mbajtur ligjëratë para studentëve të UKZ-së për privatësinë dhe sigurinë kibernetike

Dr. Fatbardh Veseli  ka mbajtur ligjëratë në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, para studentëve të fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Gjatë kësaj ligjërate ai  ka folur rreth fushave kryesore të shkencave kompjuterike, nga programimi, interneti dhe arkitektura kompjuterike.

Dr. Fatbardh Veseli fillimisht ka folur për rrugëtimin e tij të studimeve, punën, përvojën dhe aktivitetet e përgjithshme në aspektin profesional, duke sjellë kështu përvojën e tij tek studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ-së nga përvoja e tij e deritashme.

Më pas ai kryesisht është fokusuar tek siguria kibernetike dhe privatësia. Duke folur për sigurinë kibernetike Dr. Fatbardh Veseli tha se ajo përfshinë një sërë masash të ndërmarra për mbrojtjen e sistemeve, rrjeteve dhe programeve nga sulmet digjitale. Këto sulme sipas Veselit, zakonisht kanë për qëllim hyrjen, ndryshimin ose shkatërrimin e informacionit të ndjeshme, andaj përdoruesit duhet të kuptojnë dhe të respektojnë parimet themelore të sigurisë së të dhënave si zgjedhja e fjalëkalimeve të forta, të qenit të kujdesshëm për attachment-e,  në email, etj.

Kurse duke folur për privatësinë Dr. Fatbardh Veseli ka thënë se të gjithë përdoruesit e teknologjisë duhet të jenë të kujdesshëm në të dhënat personale.

Dr. Fatbardh Veseli po ashtu i është përgjigjur interesimeve të studentëve që kishin të bënin rreth zhvillimit të hovshëm të teknologjisë dhe përdorimit të saj në ditët e sotme. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Fatbardh Veseli Gjilan rekomandojmë UKZ Universiteti Universitetit “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com