DYLON

Fatbardh Veseli dhuron librin e tezës së doktoraturës për bibliotekën e UKZ-së

Fatbardh Veseli dhuron librin e tezës së doktoraturës për bibliotekën e UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Në një takim me rektorin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, prof. asoc. dr. Artan Dermaku, z. Fatbardh Veseli ka dorëzuar për bibliotekën e universitetit pesë ekzemplarë të librit të tezës së tij të doktoraturës, të mbrojtur në Goethe Universität Frankfurt am Main.

Teza, e titulluar “Një kornizë për vlerësimin e sistemeve të kredencialeve të bazuara në atribute të përmirësuara nga privatësia”, përfshin kërkime të thelluara në fushën e informatikës dhe matematikës. Ky kontribut i Veselit do të shërbejë si një burim i rëndësishëm për studentët dhe stafin akademik të UKZ-së, duke u mundësuar atyre të njihen me zhvillimet më të fundit në teknologjitë e kredencialeve dhe privatësisë.

EkoHigjiena

Rektori Dermaku e falënderoi z. Veseli për këtë dhuratë, duke theksuar rëndësinë e promovimit të dijes dhe lidhjes së studentëve me kërkimin shkencor ndërkombëtar.

Disertacioni i doktoraturës, i mbrojtur më 13 janar 2020 në Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike të Universitetit Goethe në Frankfurt, shqyrton teknologji të avancuara kriptografike që sigurojnë privatësinë e përdoruesve në botën digjitale. Këto teknologji mundësojnë autentikimin e sigurt të përdoruesve pa nevojën për të zbuluar identitetin e tyre, duke rritur besueshmërinë e teknologjisë dhe duke mbrojtur veprimet e individëve nga monitorimi masiv në internet.

Ky akt simbolizon jo vetëm kontributin personal të autorit, por edhe përpjekjet e UKZ-së për të pasuruar burimet akademike dhe për të nxitur kërkimin shkencor të avancuar në universitet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.