Fat Mustafa, Doktor i Shkencave të së Drejtës Penale
Gjilanasi Fat Mustafa ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës (PhD) në fushën e Drejtësisë (E Drejta Penale) pranë Universitetit të Evropës Juglindore, duke marr titullin Doktor i Shkencave të së Drejtës Penale.
Disertacioni i tij me temën “Veprat penale kundër shëndetit publik, me theks të veçantë – trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor në Republikën e Kosovës gjatë viteve 2005–2022|”, trajton më thellësisht metodën krahasimore midis shteteve të rajonit dhe analizon politikën kriminale si dhe rëndësinë e sanksioneve penale.
Mbrojtja publike e kësaj teze doktorature është realizuar pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, nën mentorimin e Prof. Dr. Ismail Zejneli.
Në komision përveç mentorit Prof. Dr. Ismail Zejneli, ishin edhe Prof. Dr. Besa Arifi, kryetare e Komisionit si dhe anëtarët, Prof. Dr. Vedije Ratkoceri, Prof. Dr. Blerta Ahmedi dhe Prof. Dr. Arta Mero, të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht punimin që ka mbuluar këtë fushë të veçantë, edhe për faktin që ishte temë e pa trajtuar deri më tani.
Kujtojmë se gjatë studimeve të tij të masterit në po të njëjtin universitet, Fat Mustafa ka trajtuar një tjetër temë me interes lokal, të titulluar “Delikuenca e të miturve në rrethin e Gjykatës Themelore të Gjilanit nga viti 2008-2018”.
Përndryshe, Fat Mustafa, 29 vjeç, aktualisht punën në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe me këtë sukses, Gjilanit por edhe Kosovës, i shtohet edhe një ekspert i ri në fushën e drejtësisë. /2LONLINE/
