DYLON

FAST-i i Policisë së Kosovës arrestoi një person te kërkuar nga INTERPOL-i

FAST-i i Policisë së Kosovës arrestoi një person te kërkuar nga INTERPOL-i
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 30.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim.

Njësiti FAST, ka arrestuar personin A.B., (viti i lindjes 1980) të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, i kërkuar nga Serbia për vuajtje dënimi prej 3 vite e 4 muaj burg, lidhur me veprën penale “Korrupsion”.

EkoHigjiena

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.