DYLON

Farat e kungullit dhe ndikimi i tyre në organizëm

Avatar photo Redaksia

Farat e kungullit janë një produkt që kanë një ndikim të theksuar në shendetin e organizmi tonë. Vlera e tyre ushqyese rritet në varësi të kohës që ato kalojnë, sa më gjatë të qëndrojnë aq më të ushqyeshme janë. Disa nga efektet e shëndetshme të farave të kungullit janë;

Zemër të shëndetshme
Një e katërta e gotës me këto fara të shijshme përmban pothuajse gjysmën e dozës së nevojshme ditore të magnezit, që është shumë i rëndësishëm për zemrën. Po ashtu ndihmon edhe në kontrollin e shtypjes së gjakut.

EkoHigjiena

Përmirësojnë sistemim imun
Farat e kungullit janë të pasura me magnez dhe zink, një përmbajtje e cila ndihmon në rregullimin dhe forcimin e sistemit imun, duke bërë të mundur zvagëlimin e rrezikut nga infeksionet, si gripi apo ftohjet. Hulumtimet kanë vërtetuar se farat e kungullit zvogëlojnë lodhjen kronike dhe depresionin.
Rëndësi në shëndetin e prostatës

Farat e kungullit kanë një rol të veçantë në ushqimin e përdorur nga meshkujt. Studimet në lidhje me këtë tregojnë se vaji i kungullit dhe farat, shkaku i përmbajtjes së lartë të zinkut, ndikojnë në mbrojtjen e prostatës, sidomos te meshkujt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.